Rojet nga Ankora logo Rojet nga Ankora

Rojet nga Ankora

by Scripture Union

🗂️ Educational

🆓 free

4.9/5 ( 558+ reviews)
Android application Rojet nga Ankora screenshort

Features Rojet nga Ankora

Përzgjidh rojën, heroin tënd, pastaj, ushtrohu dhe mëso taktikat e rojeve dhe hyr në botën e Ankorës!
Eksploro botën e lashtë biblike, njihu me Jezusin dhe ktheji ndriçimin qytetit të Ankorës!
Loja "Rojet nga Ankora" është një aventurë epike ku lojtarët vrapojnë, kërcejnë, rrotullohen e rrëshqasin gjatë rrugëtimit nëpër tregimet e Biblës; ku takojnë Jezusin dhe përjetojnë mrekullitë që Ai ka bërë.
Loja është fituese e çmimit premier dixhital si "Aplikacioni i vitit" në Britaninë e Madhe dhe "Përdorimi krijues i medias për fushatë".Rojet nga Ankora luhet falas dhe nuk përmban reklama ose blerje shtesë brenda aplikacionit.TregimiQyteti i Ankorës u themelua para qindra vitesh nga Bardhyli, padroni i parë i ateliesë; ai njihet si Qyteti i Dritës, i ndriçuar nga Saga – një koleksion i të gjitha tregimeve të Biblës.
Qyteti i Ankorës siguron dritë dhe jetë për tërë tokën.
Spiralja e Dritës, e cila ndodhet në pikën më të lartë të qytetit, shkëlqen nga fuqia e këtyre tregimeve.Qyteti i Ankorës është ende duke u rimëkëmbur pas sulmeve të Hijes së Madhe, armikut më të madh të Ankorës.
Hija e Madhe, nga xhelozia për dritën e Ankorës dhe fuqinë e Sagës, sulmoi qytetin dhe donte të vidhte tregimet.
Ai u mposht me ndihmën e një mjeti fare të thjeshtë, por tepër të çmuar: një kupe prej druri, që simbolizon tregimin më të hatashëm të Sagës.
Megjithatë, gjatë sulmit humbën një mori tregimesh dhe Spiralja u errësua.Ankora tani po u bën thirrje heronjve të rinj që të marshojnë përpara dhe të ndihmojnë në gjetjen e tregimeve të humbura dhe ti kthejnë dritën qytetit!
A dëshiron ti përgjigjesh kësaj thirrjeje?Ngrihu Roje!
Erdhi koha të bëhesh hero!TiparetPërzgjidh njërin nga këta gjashtë Roje11 kërkime epike biblike ku mund të njohësh Jezusin dhe të mësosh rreth BiblësTransmetim i videove falas për orë të tëraKrijo punime të mrekullueshme artistike në studion tënde të artitTesto njohuritë e tua përmes kuizeveMbi 100 nivele minilojërash me xixëllonja për tu kompletuarLejon shumë përdorues; me deri në tre profile lojtarësh të ruajtura në të njëjtën pajisje elektronikePërfitimetFëmijët mund të mësojnë për besimin e krishterë në një mjedis argëtues e të sigurt.Zbulo të vërtetën e madhe për Jezusin dhe si të jesh i KrishterëFëmijët mund të argëtohen ndërsa merren me aktivitete biblikeNdihmëPër çdo problem me lojën "Rojet nga Ankora", lutemi të kontaktoni skuadrën tonë mbështetëse, tejet miqësore, të cilët janë gjithmonë të gatshëm tju ndihmojnë.
Dërgo një email në [email protected]ënime shtesëVersioni i rekomanduar i sistemit operativ (OS)Android 4.2 ose më i riLirimi nga përgjegjësiaKujdes!
Nuk mund të përdorni versione të tjera operative (OS) përveç atyre të rekomanduaraVini re!
Ndonjëherë mund të hasni vështirësi në përdorimin e lojës edhe me sistemet operative të rekomanduara.Lidhur me versionet e sistemeve operative të rekomanduara, edhe pse kërkohet: "Android 4.2, ose më i ri", nuk garanton që mund të përdoret versioni i fundit i OS.
Më shumë informacion mbi pajisjet që mund të përdoren, lutemi vizitoni faqen: http://guardiansofancora.com/contact/

Secure & Private

Your data is protected with industry-leading security protocols.

24/7 Support

Our dedicated support team is always ready to help you.

Personalization

Customize the app to match your preferences and workflow.

Screenshots

See the Rojet nga Ankora in Action

Rojet nga Ankora Screen 1
Rojet nga Ankora Screen 2
Rojet nga Ankora Screen 3
Rojet nga Ankora Screen 4

Get the App Today

Download on Google Play

Available for Android 8.0 and above